Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 3 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me komunën e Malishevës dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1078 raste, prej tyre 983 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 43 persona./TV Malisheva