Sot feston ditëlindjen këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Violeta Kajtazi.

Violeta është prej shumë vitesh në skenë, me karrierë të suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, e fansat e saj të cilët duan dhe e çmojnë si artiste.
Këngëtarja, tani si shumica e kolegeve të saj, është mjaft akitve në rrjete sociale, ku herë pas here publikon fotografi nga jeta e saj.

Sot për ditën e saj të lindjes, shoqëria dhe koleget e saj janë organizuar për t’ia bërë ditën më të bukur me urimet e tyre.

Një urim shumë i bukur dhe i veçantë ka ardhur nga dy shoqet e saj më të mira, Ganimete Abazi dhe Loreta Kaçka-Lori, të cilat i kanë bërë befasi në orën 00:00.

Gjithashtu edhe Shqipe Abazi, Ryva Kajtazi, Vjollca Buqaj,Motrat Mustafa, Violeta Kukaj e të tjera kanë shfrytëzuar rrjete sociale, për t’i dedikuar urime koleges së tyre./TV Malisheva







Share.