Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar 38 vjetorin e rënies së Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Haradinaj ka shkruar se ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra tjerë planet e lirisë.
Postimi i Haradinajt:
Ata gjithmonë na vranë në prita si qyqarët.
Në tentim për të vrarë përpjekjet për liri, të shuanin shkëndijat e kryengritjes që po afrohej, të pabesët qëlluan Jusuf Gërvallen, Kadri Zeken e Bardhosh Gërvallen.
Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë.
Ata ishin vet arkitektët e saj.
17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre.
Lavdi!
RH