Werder Bremeni do ta nis edicionin e ri në Bundesliga këtë fundjavë me një sfidë interesante në “Weserstadion”.
Skuadra e Florian Kohfeldt është nikoqire e Fortuna Duseldorfit në shtëpi në kuadër të javës së parë në kampionatin elitar gjerman, shkruan Zëri.info.
Për këtë ndeshje pritet të jetë në dispozicion edhe futbollisti më i mirë i skuadrës gjermane Milot Rashica.
Sulmuesi nga Kosova bëhet e ditur se dje ka stërvitur individualisht para se të jetë i gatshëm plotësisht për ndeshjen e së shtunës.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman përmes rrjetit social “Twitter”.
“Pizzarro dhe Milot Rashica janë kthyer dje në stërvitje individuale”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Ndryshe, Rashica ishte futbollisti më i mirë i Werder Bremenit edicionin e kaluar derisa mori edhe çmimin ‘Lojtari i Vitit’ te skuadra elitare gjermane.