Disa mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Pograxhë të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se këto mbetje janë gjetur nga banorët e fshatit, derisa ata kishin qenë duke e hapur një
kanal të ujësjellësit.
Gashi bëri të ditur se për këtë rast është njoftuar edhe Njësiti për të Zhdukur.
“Rreth ores 13:00 Policia e stacionit në Klinë është njoftuar nga një fshatar se në fshatin Pograxhë të Klinës, gjatë punimeve në kanalin e ujësjellësit kanë
hasur mbetje mortore. Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje. Është njoftuar Njësiti për të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet se për çka
bëhet fjalë”, tha Gashi. /TV Malisheva