Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 572 teste të kryera janë regjistruar 62 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 25 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 133.871 janë shëruar, kurse 4.961 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 13.915 raste aktive me virusin korona./TV Malisheva