Veprimtari Lekë Camaj ka thënë se pajtimet e gjaqeve në Verrat e Llukës mblidhnin mbi 500 mijë shqiptarë dhe se aty Serbia ka kuptuar se nuk duron populli shqiptar më, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë po ashtu se tubimi në Verrat e Llukës ka qenë i gjithi i rrethuar nga tanket serbe.
“Unë jam pjesëmarrës i tubimit te Verrat e Llukës , ku kanë qenë pjesëmarrës mbi 500 mijë shqiptarë, kanë qenë të rrethuar me tanke nga secila anë, ajo ka qenë vendi ku ka lindur lëvizja”, ka thënë Camaj.
Ai thotë në këto tubime u vendos bazamenti që populli shqiptar të jetë ose i gjallë e në liri ose të vdekur, ngase nuk ka më jetë në robëri.
“Aty e ka marrë vesh Serbia e populli serb se nuk durojnë më shqiptarët, edhe pse zanafillën e ka shumë më herët, por aty u vendos bazamenti, që ose gjallë në liri ose të vdekur, se robëri s’ka më”, tha ai. /TV Malisheva