Kurti: Procesi i vaksinimit nuk do të ndalet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur optimist se deri para stinës së verës do të vaksinojnë personat e rrezikuar në vend.

Duke i quajtur shpresëdhënëse vaksinat Pfizer të dhuruara dje nga BE, Kurti në një konferencë për medie me komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, ka thënë se procesi i vaksinimit nuk do të ndalet.

Komisionari Oliver Varhelyi ka thënë se dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer në Kosovë do të vijë në qershor.

Pas vizitës në sallën ” 1 tetori”, ku pa nga afër procesin e vaksinimit, Varhelyi tha se Bashkimi Evropian brengoset për Kosovën dhe se vaksinat e djeshme janë vetëm dërgesa e parë. /TV Malisheva

Share.