Qeveria e Kosovës edhe në seancën e sotme plenare është akuzuar për shkak të mungesës së vaksinave anti-covid në vend. Kurse, nga ekzekutivi sërish u tha se procesi i vaksinimit do të nis në muajin maj dhe nuk do të ndërprehet më.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është pyetur në këtë seancë se kur do të arrin të blej vaksinat, megjithatë ai nuk ka dhënë data.
Vitia iu ka kundërpërgjigjur Besnik Tahirit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se pse nuk i kanë blerën për 10 muaj sa ka qenë zëvendëskryeministër.
Vitia: Kam thënë se vaksinat vijnë në muajin maj
“Po kam thënë shpejt por kamë thënë në muajin maj dhe sot jemi me datë 6 maj, më 4 maj ka ardhë një kontingjent dhe do të vazhdojnë kontingjentet tjera dhe gjatë majit do të fillojë procesi i vaksinimit i cili nuk do të ndalet dhe për këtë iu garantojë…..por që të kërkohet që të lirohen ose t’iu falen këtyre bizneseve dënimet e shqiptuara, mendoj që është një mesazh i gabuar që iu dërgojmë të gjitha atyre bizneseve e që janë me mijëra që kanë respektuar këto masa dhe që është një favorizim i atyre që nuk i kanë respektuar këto masa dhe është një thirrje që edhe bizneset tjera të mos respektojnë masa“, ka thënë ai.
Kurse, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se qytetarët po pyesin pse nuk po blen Qeveria vaksina, duke shtuar se qeveria nuk duhet të justifikohet me donacione.
Ai shtoi se 10 ditë nuk është vaksinuar asnjë qytetarë.
Haxhiu: S’ka kontratë për vaksina
“S’ka kontratë për vaksina. Nuk mund të bëhet imunizimi i qytetarëve me donacione. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka kontratë për vaksina. Mos na ofendoni as neve, as qytetarëve, qytetarët po kërkojnë kur do ta nënshkruajmë kontratën për vaksina, kur do të vije kontingjenti i parë, kur i dyti dhe kur do të arrijmë të paktën 70 përqind të vaksinimit të qytetarëve. Premtimi i juaj elektoral që më 1 qershor do të ndodhë 60 përqind e vaksinimit të qytetarëve po shihet që më nuk vjen në shprehje por të paktën jepeni një informatë“, tha ai.
Ndërsa, Besnik Tahiri i AAK-së, kërkesa e tyre për ministrin Vitia është që të shfrytëzohet buxheti që ka si ministër me të cilin mund të blihen 1 milion e 200 mijë vaksina.
Tahiri: Keni bërë filma për vaksinat që kanë qenë të parakontraktuara
“45 ditë nuk janë pak, vaksina nuk ka dal në shitje kur kemi qenë në qeveri, përderisa vaksinat që e keni bër ënjë fil kanë qenë të parakontraktuara“, tha ai.
Ai shtoi se meqë buxheti për vaksina egziston, cdo zvarritje e këtij procesi lë dyshime për neglizhencë./TV Malisheva