India tash e një kohë po përballet me situatën më të rëndë të pandemisë së coronavirusit, derisa vala e dytë vërshoi të gjithë vendin duke ndikuar edhe tek sistemi shëndetësor.

Sipas medieve të huaja, spitalet si rrjedhojë e situatës po përballen me mungesë të oksigjenit, e një mjekut 26-vjeçar në Indi i duhet të vendos se ‘kush duhet të jetojë e kush duhet të vdesë’.

Rohan Aggarwal që madje nuk e përfundon trajnimin e tij mjekësor deri në vitin e ardhshëm, e megjithatë, në një spitalet më të mira në Indi, ai është mjeku që vendos se kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë kur pacientët vijnë tek ai duke gulçuar nga fryma, derisa anëtarët e familjes së tyre kërkojnë mëshirë.

Derisa sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi përballet me vështirësi, Aggarwal i merr ato vendime gjatë një dite pune 27-orëshe që përfshin një ndërrim brenda natës i ngarkuar me dhomën e urgjencës në spitalin e tij në New Delhi.

Të gjithë në spitalin “Holy Family Hospital” – pacientët, të afërmit dhe stafi – e dinë se nuk ka mjaft shtretër, nuk ka oksigjen ose ventilatorë të mjaftueshëm për të mbajtur gjallë të gjithë ata që arrijnë në portat e para të spitalit.

“Kush duhet të shpëtohet dhe kush nuk duhet, duhet të vendoset nga Zoti”, thotë Aggarwal.

“Ne nuk jemi krijuar për këtë – ne jemi thjesht njerëz. Por në këtë moment, ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë”, u shpreh ai./TV Malisheva

Share.