Pothuajse në mbarë botën të famshmit janë duke inkurajuar fansat e tyre.
Kësaj radhe një veprim i tillë po vjen për shkak të vaksinimit, kundër virusit vdekjeprurës.
Një gjë të tillë kanë bërë edhe çifti shqiptar, Vesa Luma dhe Big Basta, të cilët po jetojnë në Australi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ishte Vesa ajo që kishte bërë të ditur se palët kanë marrë vaksinën.
Në letrat e marra shkruante emri i tyre, ndërsa bëhej e ditur se kanë marrë vaksinën Pfizer Biontech.