Reagime të mëdha në Kosovë ka pasur aplikimi i taksës në “Rrugën e Kombit” nga shteti shqiptar.
Kostoja e papërballueshme, jo rrallë herë kishte shkaktuar pakënaqësi jo vetëm tek kosovarët, mirëpo edhe tek shtetasit e veriut të Shqipërisë, shkruan lajmi.net. E kosovarët së shpejti do të paguajnë biletë edhe për autostradat në territorin e Republikës së Kosovës.
Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga ministria e Infrastrukturës.
Zëvendësministri, Rexhep Kadriu thotë se aplikimi i taksës në autostradat e Kosovës nuk pritet të fillojë këtë vit.
Siç thotë ai, fillimisht duhet të kryhet studimi i fizibilitetit.