Veprimtari Fadil Javori, derisa ka folur në emisionin ‘N’Pult’ për veprimtarinë e Alush Smajlit, ka thënë se veprimtarinë ushtarake të tij e ka zhvilluar në Kolashin.
Ai ka thënë se organizimet e çetave janë bërë pasi ndodhi masakra e Bihorit.
“Veprimet luftarake të tij fillimisht janë në Kolashin në luftën e Sanxhakut, pasi ndodhi Masakra e Bihorit, ne vitin 43 nëse s’gaboj, atëherë organizohen Alush Smajli me njerëz të vet dhe Qazim Bajraktari, Hamit Bislimi i Lladrovcit, Shaban Polluzha ka qenë më herët dihet”, ka thënë Javori. /TV Malisheva