Një 60-vjeçar është vrarë sot në Vitomiricë të Pejës.

60-vjeçari është therur me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarit. Kështu ka treguar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi theksoi se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të cilët tani janë duke u intervistuar.

Gashi: Një person u vra me mjet të fortë

“Sot rreth orë 13:00 policia është njoftuar për një përleshje në fshatin Vitomiricë të Pejës dhe gjatë përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, është goditur me armë të ftohtë. Menjëherë është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë dhe pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë duke u intervistuar në stacionin policor në Pejë“, tregoi Gashi.

Ai tha se deri më tani nuk dihen arsyet që çuan deri tek vrasja.

Gashi: Nuk dihen ende arsyet

“Nuk dihen arsyet, vetëm dihet se përleshja ka ndodhur përshkak të një mosmarrëveshje”, tha ai./TV Malisheva

Share.