Takimi Kurti-Mustafa dhe deklarimet e këtij të fundit për përafrimin e qëndrimeve rreth një marrëveshje bashkëpunimi janë pritur mirë nga elektorati i këtyre dy partive.

Ata kanë lënë të kuptohet që gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur sa i përket marrëveshjes paraelektorale në kampin opozitar.

Deputetja e VV-së Fitore Pacolli në një bisede ka treguar se për çfarë janë dakorduar LDK-ja  dhe VV-ja sa i përket hapave në vazhdim .

“Tani ka një vullnet të mirë nga të dyja edhe nga ne dhe nga LDK që të bashkëpunojmë për një koalicion i cili do të jetë edhe koalicioni i fitores në zgjedhjet e ardhshme. Jemi koordinuar që grupet tona parlamentare të jenë në Kuvend me 22 gusht kur dhe do ta shpërndajmë Kuvendin” ka thënë Pacolli për Gazetën Blic.

Ndryshe dy ditë më parë kryetari i VV-së Albin Kurti  dhe ai i LDK-së Isa Mustafa u takuan në një nga lokalet e kryeqytetit duke hedhur dyshime mbi një marrëveshje të mundshme, por pa dhënë shumë detajet për publikun.

Share.