Gjatë së hënës në Kosovë do të mbajë mot me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius dhe maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë.

Për çka Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka këshilluar që nga ora 9:00 deri në orën 17:00 të mos ju ekspozoheni direkt rrezeve të diellit.

Edhe dita e martë do të jetë me diell. Ndërsa të mërkurën parashihet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën do të ketë më shumë rreze dielli. Nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë territorin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë deri me datë 17 maj, kur pritet një ndryshim pak sa më i theksuar i motit. Kushtet agrometeorologjike deri më tani nuk paraqiten të mira për shkak të thatësisë, por reshjet edhe ashtu të pakta që po parashihen do ta zbusin ketë situatë të krijuar agrometeorologjike. Indeksi UV do të jetë i lartë, kështu që këshillat e IKSHP që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkt të diellit, mbesin në fuqi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK./TV Malisheva

Share.