Origjinale dhe shije plotësisht orientale!
Përbërësit:
– 800 g mish të bluar qengji,
– 4 thelpinj hudhre,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 1 lugë e gjysmë e vogël piper dhe piper të kuq,
– nga një lugë e vogël krliandër të bluar,
– kumin,
– shafran,
– nga gjysmë luge të vogël arra muskati,
– xhenxhefil të bluar,
– kardamon dhe kanellë,
– 1 lugë e vogël rigon të freskët,
– 3 lugë shqind të bluar trash
Përgatitja:
Në enë qesim mishin dhe i shtojmë erëzat e përziera, qepën e pasuar, kripën, piperin dhe shqindin e bluar trashë.
Shtojmë pak ujë dhe me duar përpunojmë përbërjen derisa përbërësit të lidhen. I lëmë të qëndrojnë për afro gjysmë ore, pastaj provojmë përbërjen dhe sipas dëshirës shtojmë edhe ndonjë erzë. Piperin dhe qepën e freskët e presim në copa.
Me duar të lagura i bëjmë në formë topthi, pastaj pak i ndrydhim që të marrin formë e qebapit paksa më të trashë.
Në shkopth i vëmë nga një qebap dhe pastaj perime, sërish qebap dhe perime derisa t’i shpenzojmë të gjithë përbërësit.
I pjekim në skarë dhe i shërbejmë menjëherë.
Nëse dëshironi mund të piqni edhe vetëm një qebap në shkopth. /TV Malisheva