Të hënën shtatë persona janë rrahur mes vete në Podujevë.
Gjashtë të dyshuarit kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Pas vendimit të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti shtatë meshkuj kosovar. Gjashtë të dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /TV Malisheva