Është dhunuar seksualisht një femër në Bresje të Fushë-Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 12:20.
Sipas policisë, viktimës do t’i bëhet ekzaminimi mjekësor.
“Është raportuar se një i dyshuar i panjohur duke e mashtruar, ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me urdhër te prokurorit viktimës do t’i bëhet ekzaminimi mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /TV Malisheva