Flokët kanë nevojë për kujdes po aq sa lëkura juaj dhe ndërsa flini gjumë, përveçse po dëmtoni flokët, pa kuptuar mund të jeni duke dëmtuar edhe lëkurën.
5 prej gjërave më të zakonshme që mund të ndodhin nëse flini pa kapur flokët janë:
1 – Mund të zgjoheni me flokë të ngatërruar
Ndërsa lëvizni nëpër gjumë, flokët ka të ngjarë të ngatërrohen. Kjo ndodh për shkak të fërkimit që ndodh kur flokët tuaj prekin jastëkun. Jo vetëm që do zgjoheni me flokë të çrregullt, por ky dëmtim i përsëritur mund edhe t’i dobësojë fijet tuaja.
2 – Mund t’ju shkaktojë akne
Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, të prirur për akne do të ishte mirë që flokët të mos e preknin fytyrën. Produktet e stilimit të flokëve dhe zbutësitë (shampot balsam), por edhe papastërtitë e flokut, mund t’ju bllokojnë poret. Nuk është çudi që njerëzit me flokë të gjatë priren të kenë më shumë akne në shpinë se të tjerët.
3 – Mund të sabotojë rritjen e flokëve
Kur flokët tuaj ngatërrohen, kjo do të thotë që kutikulat e tyre ngrihen dhe qëndrojnë të hapura. Flokët e dëmtuar rriten ngadalë dhe nëse po ëndërroni për flokë më të gjatë, sigurohuni që t’i mbroni ndërsa jeni duke fjetur.
4 – Flokët mund të elektrizohen
Floku mund të humbasë lagështinë, sepse, shpjeguar thjesht, sa më shumë fërkim aq më shumë lagështi do të avullojë.
5 – Mund të shkaktojnë funde të djegura
Të gjitha lëvizjet që bëni gjatë natës me flokë lëshuar, mund të ndikojnë tek thyerja e majave.
6 – Mund të ndikojë në cilësinë e gjumit
Shkuarja për të fjetur me flokët ulur mund t’ju mbajë zgjuar natën. Kur jeni duke fjetur, flokët tuaj mund të fërkohen në fytyrë dhe t’ju prishin gjumin.
Si t’i mbroni flokët gjatë gjumit
Ndërsa gjumi me një bisht të ngushtë mund të jetë i dëmshëm për flokët tuaj, ka disa mënyra të thjeshta për t’u kujdesur për flokët ndërsa jeni duke fjetur.
– Mbështillini me shami. Një shall prej mëndafshi ose sateni do t’i mbajë majat e shëndetshme dhe nuk do të heqë lagështirën nga flokët.
– Përdorni një scrunchie, llastik flokësh të butë.
– Kapni lehtë 1-2 gërsheta. /TV Malisheva