Në spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 426 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga ShSKUK kanë njoftuar se 319 pacientë janë duke u trajtuar nën asistim të oksigjeno terapisë dhe 31 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 179 pacientë, ku 14 prej tyre janë në gjendje më të renduar.

Njoftimi i plotë nga ShSKUK:

ShSKUK po trajton 426 pacientë nga Sars-Cov-2

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Nga raportet e datës 11 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 426 pacientë.

309 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 319 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 179 pacientë

14 prej tyre në gjendje të rënduar

130 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

145 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 77 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 247 pacientë

17 prej tyre në gjendje të rënduar

179 të konfirmuar pozitivë

174 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 43 pacientë

Spitali i Gjakovës, 45 pacientë

Spitali i Pejës, 54 pacientë

Spitali i Gjilanit, 35 pacientë

Spitali i Ferizajt, 34 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë./TV Malisheva

Share.