Nënkrytari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, shkruan TV Malisheva.
Ai ka uruar edhe në emër të kryetarit Ragip Begaj, në të cilin, ka uruar veçanërisht familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës, dhe bashkatdhetarët.
Njoftimi i plotë:
Urimi i nënkryetarit Berisha me rastin e festës së Fitër Bajramit
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, të nderuar besimtar të besimit Islam, sot kam nderin që të emër të Komunës së Malishevës, në emrin e kryetarit të komunës, z.Ragip Begaj dhe në emrin tim personal, të ju uroj me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit. Me këtë rast i uroj të gjitha familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidët dhe veteranë e luftës, dhe në mënyrë të veçantë ti uroj të gjithë bashkatdhetarët tanë ku do që jetojnë dhe punojnë. Kjo ditë e bekuar, le të jetë një arsye më shumë për të gjithë ne, që të jetojmë në paqe dhe të kemi gjithmonë harmoni me njëri tjetrin.
Urime e gëzuar festa e Fitër Bajramit “
I juaji, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. /TV Malisheva