E gjithë kjo erdhi nga xhirimet e një filmi, ku protagonist ka qenë një qen.

Përdoruesja e rrjeteve sociale e akuzonte aktoren se e ka injektuar qenin me anestezion, ndërkohë që në anën tjetër promovon një jetë vegane.

 

Për të sqaruar situatën, Krasniqi ka bërë sot (e mërkurë) një postim në rrjetet sociale, duke sqaruar se si qëndron e vërteta për xhirimet e filmit.

Ky është postimi i aktores (pa ndërhyrje):

Ne lidhje me xhirimet e filmit ‘Lekura e Krokodilit’ dhe xhirimet me qenin. Pas reagimit tim ndaj akuzave me epitete te renda dhe fyese, me lejoni te shtoj dicka. Pas bisedave te shumta me perfaqesues te organizatave qe merren me mbrojtjen e kafsheve, dua te theksoj qe pavarsisht qe produksioni nuk ka pasur asnje qellim te keq, perkundrazi filmi flet per dashurine mes njeriut dhe kafsheve, e vleresoj qe gabimi i vetem i produksionit e eshte bere eshte perzgjedhja e qenit. Kishte me qene e udhes qe xhirimet te realizohen me ndonje qen qe ka pronar por arsyeja qe eshte perzgjedh ai qenush eshte pikerisht fakti qe gjate 10 diteve paraprake xhirime ne ate teren, ekipi eshte familjarizuar me qenin ku jane kujdesur me shume dashuri per te dhe keshtu ka ardh deri te vendimi qe te xhirohet me te. Pavarsisht kesaj, e vleresoj qe vendimi per te xhiruar me ate qen ka qene i gabuar dhe per kete shpreh keqardhje ndaj gjithe atyre kafsha dashes te vertete qe edhe nga informacioni jo i plote kane reaguar, me te drejte. Produksioni ‘Filmtory’ kerkon falje. Nje nga gjerat me njerezore eshte kerkim falja. Ndersa sa i perket tendences per njollosje individuale, perkatesisht emrit tim, kjo eshte qeshtje tjeter, me kete copez te kesaj ngjarje do te vazhdoj te merrem. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe qeni eshte shume mire dhe vazhdon te kete po te njejtin raport me pjestaret e ekipit te filmit, te cilet vazhdojne te kujdesen per te dhe ti ofrojne trajtimin qe e meriton. Ju falenderoj per mirëkuptim, ka shkruar Teuta.

 

E njëjta kishte replikuar me ndjekësen disa herë në Instagram, duke kaluar deri në ofendime lidhur me situatën në fjalë. /TV Malisheva

 

Share.