Rasti i parë i variantit indian të koronavirusit të ri në Slloveni u zbulua në një mostër të marrë më 20 prill, njoftoi media sllovene sot.
Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, ky informacion u botua në portalin GISAID, dhe forma e mutacionit të virusit u konfirmua në Institutin e Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Lubjanë.
Laboratorët që merren me sekuencën e gjenomit të koronavirusit të ri, përfshirë laboratorin e atij instituti, së pari futin të dhënat për variantet e reja që regjistrojnë në portalin GISAID. Është një iniciativë shkencore globale dhe një burim kryesor që ofron qasje të hapur në të dhënat gjenomike të koronavirusit të ri, raporton STA.
Drejtori i Institutit të Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë, Miroslav Petrovec, nuk e ka konfirmuar ende informacionin për publikun vendas dhe supozohet se ai do ta bëjë këtë të enjten në një konferencë për shtyp për të prezantuar prevalencën e llojeve të reja të koronavirusit në Slloveni, prej tyre më së shumti të atij britanik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) së fundmi njoftoi se versioni indian i koronavirusit të ri është më ngjitës, andaj paraqet një shqetësim shtesë nëse përhapet në të gjithë botën./TV Malisheva