Zvicra ka në plan të lehtësojë masat në sektorin publik, duke filluar nga 31 maji, njoftoi sot qeveria e këtij vendi.
Pas konsultimeve me 26 kantone në vend, të gjitha ngjarjet kryesore kulturore dhe sportive do të lejohen, si dhe tubime të hapura deri në 300 vizitorë, raporton Reuters.
Zbutja e propozuar erdhi pasi Zvicra regjistroi 1.539 raste të reja të virusit sot dhe pasi më shumë se dy milion njerëz morën të paktën një dozë të vaksinës COVID- 19, që përfaqëson një të katërtën e popullsisë së përgjithshme.
Qeveria zvicerane gjithashtu planifikon të lejojë mbledhje deri në 3.000 njerëz për të vaksinuarit vetëm nga korriku.
Këto propozime të fundit nuk vlejnë për diskotekat, të cilat do të mbeteshin ende të mbyllura, dhe ngjarjet private të kufizuara në 10 persona brenda ose 15 persona jashtë./TV Malisheva