Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar punën e përditshme të infermierëve në ditën botërore të tyre.
Nga kjo ministri kanë thënë se u janë mirënjohës e përulen para punës dhe angazhimit të tyre.
“Jemi me fat që kemi shumë profesionistë të kësaj lëmie që me devotshmëri të plotë e të pa kursyer asgjë nga vetja kanë vazhduar betejën e kanë kaluar shumë sfida për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë”, është thënë nga kjo ministri.
Njoftimi i plotë:
Në Ditën Botërore të Infermierëve rikujtojmë punën e përditshme të infermerëve që si në secilën pjesë të botës, ashtu edhe tek ne janë në krye të betejës për jetën e kundër Covid-19.
Jemi me fat që kemi shumë profesionistë të kësaj lëmie që me devotshmëri të plotë e të pa kursyer asgjë nga vetja kanë vazhduar betejën e kanë kaluar shumë sfida për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë.
U jemi mirënjohës e përkulemi para punës dhe angazhimit të tyre./TV Malisheva