Aktorja, Yllka Gashi, ka uruar festën e Fitër Bajramit me plot emocion, teksa ka kujtuar edhe humbjen e babit të saj.
Yllka përmes rrjetit social “Facebook”, ka uruar festën e Fitër Bajramit, ndër të tjera ka shkruar se ata që kanë humbur dikë nga familja duke përfshirë edhe vetë aktoren e cila humbi babanë në muajin mars të këtij viti, tha se festat nuk do jenë njëjtë.
Postimi i plotë:
“Me fat Fitër Bajrami!
Ju që keni agjëruar ju dëshiroj agjërim të pranueshëm e të shpërblyer!
Përqafoni ngrohtësisht ata që i keni afër e mos i harroni në lutje ata që më nuk janë në mesin tonë!
Ka shumë familje në Kosovë e nëpër botë, duke përfshirë edhe familjen time, që kemi humbur dikë të dashur e të afërt si pasojë e pandemisë, e festat më nuk janë njejtë për ne.
Megjithatë, le të na shërbejë muaji i shenjtë që sapo përfundoi, që të reflektojmë e të tentojmë të bëhemi më të mirë, më të urtë, më të dashur e të butë me njëri tjetrin e t’i çmojmë më shumë familjarët e të dashurit tanë dhe kurrsesi mos të harrojmë të jemi mirënjohës e falenderues ndaj Zotit për begatitë e bekimet që i gëzojmë!
Zoti i Madhërishëm ju bekoftë me mirësi e begati, me bereqet, shëndet e rehati!” /TV Malisheva