Pandemia e Covid 19 ka rezultuar fatale për rritjen e vdekshmërisë në Shqipëri, duke regjistruar shifrën më të lartë historike.
Referuar të dhënave të INSTAT për treguesit demografik nga janari në mars kanë humbur jetën 9657 qytetarë me një rritje prej 3459 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Numri më i lartë i viktimave është shënuar në kryeqytet me 2701 persona, ndjekur më pas nga Fieri me 1165 dhe Elbasani me 929.
Ndërkohë që qarku me më pak humbje jete gjatë periudhës në fjalë është ai i Kukësit. Por teksa numri i fataliteteve është rritur me 55.8%, lindshmëria ka shkuar drejt rënies për të dytin tremujor radhazi.
INSTAT raporton se shtesa natyrore e popullsisë shënoi nivele negative, pasi numri i jetëve të humbura e tejkalon me 3651 atë të lindjeve./TV Malisheva