Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës nga covid-19 janë shëruar 5 persona dhe janë regjistruar 4 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1111 raste, prej tyre 1041 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 18 persona./TV Malisheva