Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 45 raste të reja me koronavirus nga 2.596 testime dhe tre persona të tjerë kanë humbur jetën, transmeton TV Malisheva.
Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll, 3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121.122 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç.
Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 131.890 raste pozitive, prej tyre 121.122 janë shëruar, 8.342 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.426 pacientë./Tch