Gjenerata e dytë e vaksinave kundërCOVID-19, të zhvilluara nga CureVac dhe GlaxoSmithKline, të dizajnuara për të mbrojtur nga variante të ndryshme të koronavirusit, prodhuan një nivel të lartë të përgjigjes imune gjatë testimeve në minj, thanë kompanitë dje.

Është një dozë e vetme e vaksinës që përdor teknologjinë mARN të ngjashme me vaksinën e suksesshme të zhvilluar nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna dhe fillimi i provave klinike të vaksinës te njerëzit pritet në tremujorin e tretë të këtij viti, raporton Reuters.

Minjtë e imunizuar me një vaksinë të quajtur CV2CoV treguan një përgjigje të shpejtë dhe të fortë imune ndaj varianteve të virusit të zbuluara në Danimarkë, Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.

“Për një luftë të suksesshme kundër pandemisë COVID-19, ne do të kemi nevojë për vaksina të ndryshme në planin afatgjatë dhe ne duhet të jemi në gjendje t’u përgjigjemi në mënyrë efektive varianteve të reja,” tha presidenti i GlaxoSmithKline, Roger Connor./TV Malisheva

Share.