Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas tollovisë së krijuar nga qytetarët tek qendra e vaksinimit “1 Tetori” duke thënë se Qeveria e Kosovës po dështon edhe në menaxhimin e vaksinimit të qytetarëve.

Sipas Haxhiut, tollovia e krijuar të qendra e vaksinimit në Prishtinë është dështim në organizim me vaksinat e pranuara si donacion

“Ky kaos dhe parregullsi është situatë që po i rrezikon të moshuarit të cilët po kërkojnë shpëtim.#Mbajedistancën Albin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton TV Malisheva.

Share.