Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Bubullimës, në Lushnjë. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babë e bijë, transmeton TV Malisheva.

Sikurse shihet edhe nga pamjet makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar personat ka përfunduar e përmbysur në kanalin e mbushur me ujë, duke e bërë thuajse të pamundur daljen e tyre nga makina.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj./TCH

Share.