Sot ishte një ditë e veqantë për komunën e Malishevës, pasi që u shënuan dy momente të rëndësishme për punëtorin e palodhshëm,  Beqir Kafexholli.
Ai festoi datëlindjen e 65-të, si dhe në të njëjtën kohë mori statusin e pensionistit, duke qenë punëtor i Komunës së Malishevës për 35 vite radhazi, në shërbim të qytetarëve me titullin shërbyes civil. 
Komuna e Malishevës në këtë rast ka organizuar një ceremoni të pensionimit për të./TV Malisheva
Postimi i plotë:
Pensionohet Beqir Kafexholli pas 35 vite pune në sektorin e vozitjes në Komunën e Malishevës
Në bashkëpunim të Administratës Komunale të Malishevës dhe Sindikatës së Shërbyesve Civil, u organizua ceremonia e pensionimit të punëtorit, Beqir Kafexholli, pas 35 vite pune në sektorin e vozitjes.
Në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, fjalë rasti për pensionimin e Beqir Kafexhollit, mbajti, nënkryetari, Hajdin Berisha, ku ndër të tjera theksoi.”Mbasi jemi në festën e Fitër Bajramit, ju urojë juve të gjithëve shërbyesve civil këtë festë të bashkimit familjar, miqësor e shoqëror dhe njerëzor për mirëqenie e solidaritet të plotë, dhe vazhdoi, prandaj për mes punës tuaj kemi obligim dhe përgjegjësi që t’u shërbejmë qytetarëve dhe me këtë përmbushim përgjegjësitë ligjore në kryrjen e detyrave nga pozita e punës të së cili që kryejni, njëherit kështu krijomë imazhin me respektabil para institucioneve tona lokale e qëndrore, por edhe nuk do të lejojmë të margjinalizohemi nga të tjerët, pasi Malisheva ka qenë, është dhe do të jetë pjesë e të gjitha kontributeve nëpër përiudha të historisë që ka kaluar populli shqiptar si në luftën çlirimtare dhe në atë të shtetëndërtimit”, përfundoi Berisha duke i uruar pensionim të shëndetshëm, punëtorit Beqir Kafexhollit.
Edhe Besartë Kryeziu- Ramaj, drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës Komunale, kishte vlerësime të mira për gjatë periudhës së punës me punëtorin , Beqir Kafexholli,që drejtonte sektorin e vozitje, ku theksoi” Ishte një punëtor që respektonte në përpikëri, orarin e punës, ishte raportues i rregullt për detyrat e veta si dhe i komunikueshëm, kështu ai e meriton sot këtë vlerësim nga ne”.
Edhe nga udhëheqësi i Sindikatës së Shërbyesve civil, Azem Gashi, bashkëpunëtoret komunal, shokët e sektorit, nadanin historira pozitive për Beqirin.
Në fund iu ndanë mirënjohje e dhurata, nga Komuna e Malishevës, Administrata dhe Sindikata, Beqir Kafexhollit, kurse ai në fjalën drejtuar punëtorve komunal, shprehi falënderimin, që për gjatë kësaj periudhe 35 vjeçare, nuk kishte as një të vetmën mosmarrëveshje me të gjithë që kishte punuar.
132
39 komente
5 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj

Share.