Prodhuesi i telefonave celularë Motorola po punon për karikimin pa tel në një distancë prej disa metrash.
Karikimi pa tel përmes induksionit tani është një tipar standard i modeleve të telefonave celularë.
Motorola e ka hequr këtë funksion deri më tani – ndoshta edhe për të qenë në gjendje të garantojë çmime veçanërisht tërheqëse për telefonat inteligjent të saj.
Tani prodhuesi, dëshiron të kapërcejë një hap dhe të mbështetet në teknologjinë revolucionare.
Siç njoftoi Motorola të mërkurën, ata janë duke punuar në një funksion që mundëson karikimin pa tel të telefonit celular në ajër ose disa metra larg.
Në faqen e saj të internetit, kompania tregon se si mund të funksionojë furnizimi me energji i pajisjeve përmes valëve të fokusuara.
Xiaomi prezantoi së fundmi Mi Air Charge, një stacion karikimi që lejon celularin të karikohet mbi disa metra, edhe kur pajisja është në dorë. Disa pajisje gjithashtu mund të karikohen në të njëjtën kohë. /TV Malisheva