Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 286 mijë ndjekës, gjersa komentohet mjaft shumë për imazhet dhe videot që publikon.

Biondja ka pozuar për një nga revistat në Shqipëri dhe ka marrë vëmendje të madhe me stilin e veçantë.

E njëjta është shfaqur me stil të viteve ’70 e veshur në një kostum ngjyrë kafe dhe me një shami të gjelbër.

Dukjen e ka kompletuar me një palë syze të mëdha me rreth shumëngjyrësh dhe me gjerdanë të shumtë rreth qafës.

42 vjeçarja mori komplimente të mëdha rreth kësaj pamje, derisa imazhet morën mijëra pëlqime.

Leonora nga ana tjetër këtë periudhë pandemie ka qenë më pasive me projekte muzikore. /TV Malisheva

Share.