Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar sot për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-kosova dhe sipas termineve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit të MSh-së, gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është 39.321.
“Vaksinimi po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion. Ditëve në vijim, MSh do të krijojë mundësi të tjera shtesë për regjistrimin e të gjithë qytetarëvë që duhet të vaksinohen deri në arritjen e objektivit të vaksinimit të 60% të popullatës së Kosovës”, thuhet në njoftim./TV Malisheva