Në 24 orët e fundit, në territorin e komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19.
Të dhënat janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i shtabit emergjent komunal në Malishevës, me IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1112 raste, prej tyre 1043 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 17 persona./TV Malisheva

Share.