Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka bërë të ditur se atje deri më tani janë vaksinuar 664 mijë e 452 qytetarë.
Sipas saj, 212 mijë e 418 janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
“Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve. 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta”,ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook. /TV Malisheva