Ajo prej disa ditësh është duke shijuar pushimet në ishujt përrallorë, Maldive.

Fjala është për reperen nga Prizreni, Doruntina Shala, e cila tashmë për publikun njihet me emrin artistik Tayna.

E njëjta ka kaluar një kohë të mirë jo-produktive nën shoqërimin e disa mikeshave të ngushta.

Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as imazhet e videot provokuese nga ana e 24 vjeçares.

Një të tillë e ka ndarë së fundmi përmes së cilës thekson linjat trupore në një palë bikini ngjyrë të gjelbër.

“Le t’i thyejmë pak zemrat, a duhet?”, ka qenë përshkrimi i fotografisë së shpërndarë në InstaStory.

Tayna në anën tjetër do të rikthehet shumë shpejt me këngë të reja, që do realizohen për sezonin veror. /TV Malisheva

Share.