Singapori do të mbyllë shumicën e shkollave nga e mërkura pasi numri më i madh i infeksioneve lokale me COVID-19 në muajt e fundit është shfaqur në këtë vend, njoftuan zyrtarët sot.

Të gjithë nxënësit në shkollat fillore, të mesme dhe të larta do të fillojnë mësimin online nga e mërkura deri në fund të vitit shkollor më 28 maj, raporton Reuters.

“Disa nga këto mutacione (virale) janë shumë më virulente dhe duket se sulmojnë fëmijët më të vegjël”, tha ministri i Arsimit, Zhang Jun Singh.

Singapori regjistroi sot 38 raste lokale të coronavirusit, numri më i lartë në një ditë të vetme që nga mesi i shtatorit.

Në Singapor, janë regjistruar gjithsej më shumë se 61.000 raste të coronavirusit dhe 31 vdekje.

Që nga sot, qeveria ka futur kufizimet më të rrepta në tubime dhe aktivitete publike që nga bllokimet e vitit të kaluar.

Mbi një e pesta e popullsisë u imunizua me dy doza të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Nga gjysma e dytë e majit, njerëzit nën moshën 45-vjeç do të ftohen të vaksinohen. /kp/TV Malisheva

Share.