17 maji shënon ditën ndërkombëtare të hipertensionit, e cila ka një përhapje të gjerë në mbarë botën, ku çdo vit shënon 1.9 milionë të vdekur.

Problemi më i madh që haset në lidhje me këtë sëmundje është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të saj.

Hipertensioni paraqet simptoma si dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, etje, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. 40 përqind e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale dhe 16 përqind e tyre infarkt në zemër.

Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke pasur si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut, dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikimet e lidhura me të, inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, inkurajimin e vetë kujdesit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut, matjen e presionit të gjakut nga të gjithë dhe nxitjen nga autoritetet kombëtare dhe lokale për të krijuar mjedise që mundësojnë sjellje të shëndetshme./TV Malisheva

Share.