Aktori Kevin Guthrie u dënua me tri vjet burg për abuzim seksual ndaj një gruaje në Glasgou të Skocisë.
I njohur për rolin e tij si Abernathy në filmin “Fantastic Beasts”, ai abuzoi seksualisht me 29-vjeçaren pas një nate në të cilën ajo u sëmur, shkruan “The Sun”. Incidenti ndodhi në vitin 2017 në banesën e aktorit Scott Reid.
Aktorja dëshmoi se Guthrie e preku dhe e dhunoi seksualisht pasi e ndihmoi të shkonte në shtrat. Ai pretendoi se po e ndihmonte vetëm që të shtrihej, por ADN-ja e tij u gjet më vonë në rrobat e tij të brendshme.
Edhe pse Guthrie u ankua në gjykatë se ky vendim mund të ishte fatal për karrierën e tij, gjykata nuk ndërroi mendje.
“Ju ishit në gjendje ta ndihmonit kur ajo nuk ndihej mirë. Ky është një krim i urryer, ju duhet ta kishit vëzhguar atë derisa ajo të mund të kujdesej për veten e saj”, tha gjykatësi.
Emri i Guthrie do të gjendet gjithashtu në regjistrin e shkelësve seksualë për një kohë të pacaktuar ./TV Malisheva