Misioni i EULEX-it në Kosovës sot ka prezantuar raportin e tij special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë, në të cilin janë identifikuar sfidat me të cilat është ballafaquar sistemi i drejtësisë dhe shërbimi korrektues gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në raport thuhet se pandemia ka paraqitur sfida të papara ndonjëherë për institucionet e sundimit të ligjit në mbarë botën, përshirë edhe Kosovën, ndërsa potencohet se përdorimi i video-telekonferencave gjatë gjykimeve duhet të rregullohet në mënyrën e duhur me ligj.

Shef i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark tha se gjatë periudhës së pandemisë, e sidomos gjatë periudhës së izolimit, shqetësues është rritja e rasteve të dhunës në familje.

Wigermark tha se autoritetet kosovare e në veçanti sistemi gjyqësor ka vazhduar të punojë edhe përkundër situatës pandemike vend.

Wigemark: Shqetësues rritja e rasteve të dhunës në familje

“Shkalla e gjerë dhe shtrirja e kësaj pandemie na ka befasuar të gjithëve, kam qenë i impresionuar me mënyrën se si institucionet e Kosovës dhe shoqëria kosovare në tërësi janë adaptuar, kanë treguar flekisibiliet dhe qëndrueshmëri, autoritetet kosovare kanë trajtuar me përkushtim dhe qëndrueshmëri në përgjithësi sistemi gjyqësor ka vazhduar të punojë dhe EULEX si mision ka vazhduar të jetë funksional përgjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë duke ofruar këshilla dhe ndihmë për autoritetet kosovare. […] Rritja e rasteve të dhunës në familje është një shqetësim jashtëzakonisht serioz, veçanërisht gjatë periudhës së mbylljes apo izolimit, ndërsa në kohën e finalizimit të raportimit misioni nuk ka pasur kohë të mjaftueshme t’i shqyrtojë të dhënat. […] Ne shohim se krijimi i një ekuilibri ndërmjet zbatimit të ligjit në njërin anë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ka qenë një sfidë e madhe përgjatë kësaj periudhe pandemie, kjo është dilemë që të gjitha sistemet e ligjeve në botë janë ballafaquar”, theksoi Wigermark.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala i ka mirëpritur të gjeturat e këtij raporti të misionit të EULEX-it derisa ka thënë se menaxhimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor i Qeverisë Kurti II, ndërsa garantimi i sundimit të ligjit mbetet parim kryesor i kësaj ministrie.

Shala: Ky studim sjell rekomandime të realizueshme dhe ofron pasqyrë kritike

“Institucionet u gjetën para një rrethane me të cilën veprimet duhet të merreshin me nxitim për t’iu përgjigjur një situate që duhej përgjigjur me shpejtësi parandalimi, kontrolli dhe menaxhimi i pandemisë në vendin tonë është prioritet kryesor i qeverisë që e kemi në programin qeverisës aktual, garantimi i sundimit të ligjit mbetet parimi themelor mbi të cilin funksionojmë si Ministri Drejtësisë për të garantuar dhe promovuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Shpreh vlerësim për këtë studim të çmuar i cili na paraqitet në kohën e duhur me rekomandime konkrete dhe të realizueshme, raporti në fjalë ofron një pasqyrë kritike të sfidave dhe veprimeve të ndërmarre nga institucionet përgjegjëse me sistemin e drejtësisë dhe institucionet korrektuese”, theksoi Shala.

Hubert van Eck Koster, shef i Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve tha se Ligji për Parandalimin e Pandemisë, i cili u votua në gusht të këtij viti, nuk adresoi çështjet dhe masat me të cilat është ballafaquar sistemi i drejtësisë.

Koster: Ishte e domosdoshme që të kufizohet prania e publikut në gjykime

“Gjetja kryesore ka të bëjë me identifikimin e rasteve urgjente më 15 maj të vitit të kaluar KGJK ka përcaktuar natyrën urgjente të rasteve që kanë të bëjnë me paraburgimin dhe rastet e dhunës në familje dhe raste të tjera duke lejuar një shkallë diskrecioni në identifikimin e aktiviteteve urgjente. Në qershor të vitit të kaluar pas miratimit të planit të krizës rastet në skadim të parashkrimit ishin gjithashtu përfshirë në rastet e përfshira si urgjente, EULEX ka vlerësuar se qasja e miratuar nga KGJK ka qenë në përputhje me praktikat më të mira të adaptuara në shumë prej vendeve evropiane. Gjetja e dytë ka të bëjë me publicitetin e seanca ishte natyrisht e domosdoshme që të kufizohet prania e publikut në gjykime por e drejta në gjykim publik është e drejtë për gjykim të drejtë ndërsa vendimi i KGJK nga data 29 maj 2020 ka thënë se seancat do mbaheshin pa praninë e publikut e që lejohen, mirëpo sipas planit të krizës u sqarua më vonë se prania e publikut në gjykatore do ishte kufizuar siç ka vazhduar EULEX të monitorojë aktivitetet gjatë pandemisë”, tha ai.

Ndërsa, Ritva Hannele Vahakoski, shefe e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, tha se në monitorimin që kanë bërë në Shërbimet Korrektuese në Kosovës janë respektuar masat anti-COVID.

Ajo tha se numri i të burgosurve është reduktuar për 20 përqind nga 12 marsi.

Vahakoski: Numri i të burgosurve është reduktuar për 20 përqind nga 12 marsi

“Në përgjithësi vrojtimet e drejtpërdrejta të EULEX-it për sa i përket zbatimit të masave parandaluese nëpër institucionet korrektuese kanë treguar një nivel të lartë të përputhshmërisë në përgjithësi, siç është matja e temperaturës sapo të bëjë hyrjen nëpër institucione, higjiena e përmirësuar, respektimi i përgjithshëm i masave e distancës sociale, hapësirat e duhura të karantinimit dhe zbatimi i rreptë i tyre. Disponueshmëria e dezinfektuesve, bartja e maskave, lirimi i stafit të kategorisë së rrezikuar nga detyra dhe lirimi i stafit të infektuar nga detyra deri në testin negativ të COVID-19. Ndonëse në SHKK janë përballur me disa vështirësi për sa i përket maskave për shkak të procedurave të komplikuara të prokurimit, ajo ka pasur shumë sukses për të prodhuar maskat e veta për të gjitha institucionet e SHKK-ve në qendrën në Lipjan për gra, një prej hapave të parë dhe të menjëhershëm ishte pezullimi i të gjitha vizitave në të gjitha institucionet, përfshirë për gratë dhe të miturit. Numri i të burgosurve është reduktuar për 20 përqind nga 12 marsi, ku SHKK i ka futur në zbatim disa kufizime dhe deri në fund të dhjetorit 2020 numri i përgjithshëm i të burgosurve lëvizi prej 1 mijë e 755 në 1 mijë e 398”, tha ajo.

Ajo tha se ndalimi i vizitave familjare ishte njoftuar përmes faqes së SHKK-së dhe postimeve në gjuhën shqipe, por që tha njoftimi nuk është bërë në gjuhën serbe.

Të pranishëm në prezantimit të raporti të Misionit të EULEX-it ishin dhe Skender Çoçaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Jetish Maloku, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Rasim Selmani, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës të cilët u zotuan se rekomandimet e këtij raporti do i kenë parasysh.

Raporti special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë përfshin periudhën prej muajit mars 2020 deri në mars 2021, dhe ofron rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për sistemin e sundimit të ligjit në Kosovë për t’u përgjigjur më mirë ndaj krizës shëndetësore që po vazhdon. /TV Malisheva

Raporti i plotë:

https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/Covid Report _AL.pdf

Faktet janë këtu:

https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/Factsheet_AL.pdf

Share.