Jennifer Lopez ka shpërndarë fjalën ‘mrekulli në dashuri’, derisa aludimet për jetën e saj personale nuk kanë të ndalur.
Për të së fundmi është duke u aluduar se është bashkuar sërish me ish-të fejuarin, Ben Affleck, shkruan Mirror.
Dyshja së fundmi janë parë në Hollywood së bashku, ndërsa artistja sapo është ndarë nga Alex Rodriguez.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, J.Lo ka vendosur që të shpërndajë disa mesazhe.
Të tillë veprim ajo e ka bërë për të motivuar fansat, të cilët duhet të besojnë se ekzistojnë mrekulli në dashuri.
“Aty ku ka dashuri, ka edhe mrekulli”, shkruhej në postimin e këngëtares.
Kujtojmë se janë bërë tashmë 17 vite qëkur Lopez dhe Ben janë ndarë me njëri-tjetrin. /TV Malisheva