Rihanna është parë me një paraqitje senzacionele në Nobu të Los Angeles.

Bukuroshja një dalje të tillë e ka bërë pasi ka dëshiruar që të shijojë një darkë me shoqëri, shkruan Daily Mail.

33-vjeçarja mori vëmendje të madhe të audiencës, për shkak të stilit dhe pamjes së re me flokë të shkurtja.

Foto: Daily Mail

Ajo zgjodhi që për këtë paraqitje të shfaqet me sytjena dhe minifund të bardhë, duke mbajtur një bluzë të gjelbër mbi to.

Aksesorët zunë vend në dukjen e radhës, teksa Riri mbante një qafore shumë të gjatë prej ari.

Foto: Daily Mail

Krijuesja e biznesit ‘Fenty’ vendosi që të përshtat maskën mbrojtëse me ‘look’-un, që iu pëlqye tej mase.

Sa I përket jetës personale, artistja flitet se është në lidhje me reperin ASAP Rocky. /TV Malisheva

Share.