Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të qëndrojë në Sydney të Australisë.
Ajo shkoi atje për spektaklin “The Voice”, ku ishte e ftuar si anëtare e jurisë, ndërsa po vazhdon të qëndrojë atje dhe të merret me aktivitete të ndryshme.
Ndonëse ndodhet larg shtëpisë, Rita nuk i ka harruar datat e rëndësishme të familjes, siç është ajo e 19 majit për familjen e saj.
Data e sotme është e rëndësishme për familjes Sahatçiu-Ora, pasi në një ditë si kjo 30 vite më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë prindërit e këngëtares, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora.
Bëhet fjalë për shumë imazhe të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në Londër si dhe një fotografi nga dasma e tyre e zhvilluar 30 vjet më parë në Prishtinë.
“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ti e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si modelë ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.