Trajneri i FC Malisheva, Arsim Thaçi, ka thënë se ky klub futbollistik ka lojtarë me shumë potencial edhe pse ata janë të rinj në moshë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se ky klub ka bazë shumë të mirë sa i përket lojtarëve, dhe se klubi ku ata luajnë u jep mundësi atyre edhe më shumë.
“Përparësi është për klubin pasi që ka një bazë shumë të mirë, me lojtarë me potencial, edhe e kam thënë shumë herë, këta lojtarë edhe pse kanë potencial janë lojtarë të rinj, është e vetmja Malisheva që jep mundësi, këta janë alternativë për klubin, nuk luajnë për me zgjedh problemin”, tha Thaçi.
Kujtojmë se FC Malisheva u shpall kampion i Ligës së Parë dhe u kualifikua në Superligë. /TV Malisheva