Komentatori i TV Malisheva, Bedri Krasniqi, ka thënë se ka qenë e frikshme dhe stresuese nata para ndeshjes së FC Malishevës me Vëllaznimin, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se është zgjuar disa herë nga gjumi për shkak të ankthit që atë natë ka përjetuar ai.

“Nata ma e frikshme për mu ka qenë nata e premte për mu zgju të shtunën, jam zgju 2-3 herë nga shtrati se sa më zinte gjumi e shihja që Vëllaznimi na jepke gol. Kuka kur e ka dhënë gol une e kam parë që, Kuka dha gol, Kupa te ne”, tha Krasniqi.

Ndeshja Malisheva-Vëllaznimi ishte ndeshja vendimtare për kualifikim në Superligë, ndeshje kjo të cilën FC Malisheva e fitoi me rezultat bindës 3:0. /TV Malisheva

Share.