Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës një person është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1114 raste, prej tyre 1050 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 12 persona./TV Malisheva